Larja me ujë të ftohtë
Shumica e femrave lahen me ujë të nxehtë, duke mos e ditur se uji i ftohtë mund t’i japë dukje më të bukur lëkurës. Nëse gjinjtë i lani me radhë, herë me ujë të nxehtë e herë me ujë të ftohtë, lëkura për shkak të qarkullimit më të madh, me kalimin e kohës do të bëhet dukshëm më e fortë, ndërsa gjinjtë do të qëndrojnë të ngritur.
Ushtroni rregullisht
Shtypeni shuplakën në shuplakë duke i mbajtur duart në nivel me gjinjtë. Këtë ushtrim bëjeni 50 herë në ditë, kështu që muskujt nën gjinj do të tendosen. Të shkëlqyera janë edhe të gjitha ushtrimet tjera për shpinë, sepse pengojnë qëndrimin shtrembër dhe tërheqjen e kafazit të kraharorit (për çka gjinjtë duken më të lëshuara sesa janë në të vërtetë).
Bëni maskë
Përzieni një lugë miell të misrit me pakëz ujë, ndërsa më pas vendoseni këtë përzierje në gjinj dhe masazhojini me lëvizje rrethore. Derisa i masazhoni gjinjtë, shmangni pjesët rreth thimthave. Në fund gjinjtë lajini me ujë.