Ajo në këtë mbrëmje të cilën e ka organizuar në Ulqin në praninë e shumë mysafirëve ka veshur sërish fustanin e bardhë, duke i kujtuar vitet e para të martesës.
“Para shumë vitesh më datë 16 gusht, u bëra nuse. Po më kujtohet mëngjesi i atëhershëm, më vinte për të qarë çdo moment, ndjeja dhimbshmëri e mallë për motrat që po i lë, e isha motra e madhe e tyre, pastaj babin e shihja aty këtu, fshehtas duke qarë dhe fshirë lotët. Në anën tjetër dëshiroja të dilja sa më bukur që Sokoli të befasohet nga bukuria. Vërtetë isha e bukur, por nuse nuk dola aq e bukur sikur isha pa grim, isha 16 vjeçare vooo”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.
Gjystja këtë aheng e ka realizuar edhe për djalin e saj të vogël Besartin, ndërkaq vajzës i uron të martohet po në këtë moshë që është martuar vetë ajo.