www.Zemra.Org

Goditet baza shqiptaro-rumune e prostitucionit, 13 në pranga

Një skemë prostitucioni në Torino, që kishte bazë shqiptare dhe rumune, u godit nga efektivët e qytetit, duke bërë që trembëdhjetë njerëz të përfundojnë në burg (dhe gjashtë në kërkim).

Lexoni me teper:

[wp-like-locker]

Personat akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion të vajzave të reja. Nga ky organizim i paligjshëm qarkullonin rreth 3 milionë euro në vit.

Aksioni u ndërmor në orët e para të mëngjesit nga skuadra “Flying” pas lëshimit të vendimit të gjykatës, dhe pas një hetimi që zgjati gati dy vjet, kundër grupit të rumunëve dhe shqiptarëve që zotëronin tregun e prostitucionit në rrethe të ndryshme të qytetit, si në Piazza Massaea në San Salvario.

Hetimi filloi pas një tentative vrasjeje ndaj Lucian Vasile Cojocaru, 27 vjeç, në gusht të 2013-s, i cili u plagos me armë zjarri, ndërsa ishte brenda në një lokal “Ever up”, në rrugën France 241 / A .

Për këtë incident policia kishte arrestuar disa orë më pas një shqiptar, por hetimet nuk u ndalën me kaq. Policia nisi të vëzhgonte personazhet e përfshira, që i çuan hetuesit drejt biznesit të prostitucionit.

[/wp-like-locker]

 

Exit mobile version