Dhe duke e ditur numrin e madh të pajisjeve mobile në Android, lirisht mund të thuhet se Google pothuajse e di dhe mund të qaset në secilin fjalëkalim të rrjeteve WiFi në botë.
Sipas një raporti të fundit të IDC-së, platforma mobile e Google, Android vetëm në gjysmën e dytë të këtij viti ka marrë më shumë se 187 milionë telefona mobil në sistemin e saj operativ.
Ndërsa numri i përgjithshëm i pajisjeve mobile në Android gjatë vitit 2013 ka arritur në 784 milionë telefona të mençur mobil, dhe në këtë shifër nuk janë përfshirë kompjuterët tablet, sepse në të kundërtën ky numër do të ishte edhe më i madh se kaq.
Pajisjet Android lidhen drejtpërdrejt me rrjetet ËiFi që nga versionet e para të sistemit të saj operativ, Android 2.2.