Një studim prej 1.5 milionë lindjeve në Suedi ndërmjet viteve 1992 dhe 2010 gjeti se një lindje e parakohshme, kishte 25 për qind më shumë gjasa të ndodhte te gratë me mbipeshë dhe 60 për qind më shumë gjasa për nënat e dhjamosura rëndë.
Në studim, hulumtuesit kanë llogaritur BMI-në e grave (pesha në kg ndarë nga lartësia në metra katror) nga informacioni i dhënë në vizitën e tyre të parë në kujdesin e paralindjes. Një BMI midis 18.5 dhe 24.9 është vlerësuar si normale, 25-29,9 si mbipeshë, dhe 30 ose më shumë si i trashë.
Revista “American Journal of Obstetrics and Gynaecology” ka publikuar se mbipesha është e lidhur me rastet më të shpeshta të shfaqjes së pre-eklampsisë (rritja e shtypjes së gjakut te shtatzënat), lindjet e parakohshme, si edhe lindjen e foshnjave me peshë më të vogël se normalja..