Tani Gresa ndjehet mjaftë e brengosur ngase këtë veturë e kishte blerë në Gjermani në vlerë prej 15 mijë eurosh. “Golfin 5 me ngjyrë të hirit e kam pasur për qejfi. Jam shumë e mërzitur sepse është njëra nga veturat që më ka bërë të ndjehem komode. Nuk më ka shkuar në mendje se do të ma vjedhin veturën.
Me tu zgjuar në mëngjesin e djeshëm pash që veturën nuk e kisha në parking para banesës sime. Njoftova policinë mirëpo ende nuk dihet asgjë. Më brengos fakti se këtë veturë e kam blerë mjaftë shtrenjtë, 15 mijë euro në Gjermani. Uroj që policia jonë ta gjejë dhe ta dënoj autorin e krimit”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Këtë veturë Gresa e ka vozitur rreth tri vite dhe asnjëherë më parë nuk ka tentuar askush t’ia vjedhë. “Kam vozitur tre vjet golfin dhe nuk kam menduar te vjedhja, edhe tash që ma kanë vjedhur nuk kam dyshime te askush. Por dashtë Zoti ta gjej, ngase e kam veturë për qejfi”, ka përfunduar ajo.