www.Zemra.Org

Gruevski me porosi ekstreme dhe të ashpra ndaj BDI-së

Mesazhe të ashpra dhe ekstreme i ka dërguar kryeministri Nikolal Gruevski partnerit të tij të koalicionit, Ali Ahmetit.

Para të rinjve të VMRO DPMNE-së ai ka porositur Ahmetit se nuk ka shansë që ata që vranë branitellat të kenë status të njëjtë me ta. Bllokimete ligjit në parlament, Gruevski i ka cilësuar si të pakuptimta.

Gruevski para bashkëpartiakëve të tij, kritikoi ashpër edhe partitë shqiptare për qasjen sic tha joserioze ndaj çështjeve me karakter shtetëror. Numri një I Qeverisë, gjithashtu theksoi se nuk do të lejojë të keqpërdoret uniforma e ARM-së sikurse ndodhi rasti me Sllupçanin.

Gruevski foli edhe ndryshimin emrave të shkollave në Çair. Këtë veprim ai ka barazuar me provokimin me provokimin dhe ofendimin që iu bë myslimanëve në Karnavalin e Vevçanit.

“Plagët e vitit 2001 ende nuk janë shëruar dhe insistimi që në këtë ligj të bashkëngjiten edhe ata që ua morë jetët branitellave nuk është kërkesë reale. Kjo kërkesë e përkeqëson atmosferën e përgjithshme dhe është jokorrekte sikurse ishte rasti me keqpërdorin uniformës së arma në Sllupcan dhe një gjë e tillë është e papranueshme.

Prandaj bëj apel për pjekuri më të madhe politike për këtë cështje. Sidomos më bregnos fakti se lufta politke te partitë politkkle shqiptare pas 21 vjetësh të pavarësisë ende zhvillohet vetëmse për cështjet enike.

Kjo atmosferë është ngjitëse dhe e rrezikshme. Prandaj bëj apel për pjekuri politke dhe shtetërore. Nëse ky shtet është I të gjithëve atëherë të gjithë duhet të kujdesemi për gjithë shtetit dhe jo vetëm për disa pjesë të caktuara të tij. Kjo nuk na shpie në rrugë të drejtë.

VMRO DPMNE nuk është parti që lejon që dikush ta frikësoje dhe shantazhojë me largim nga pushteti ose me zgjedhje të parakohshme kur është në pyetje principi dhe dinjitetit I qytetarëve maqedonas. Ne jemi të gatshëm për gjithcka.”, ka deklaruar kryeministri Nikolla Gruevski

Exit mobile version