Mysafirja speciale e festivalit “Kënga Magjike 2011”, që ishte ‘surpriza’ e këtij festivali, ishte aktorja e famshme e serialeve turke, Songul Oden, e njohur më së shumti me rolin kryesor në serialin “Gymysh”.
Për ardhjen e saj në Shqipëri dhe belbëzimin e disa fjalëve në gjuhën shqipe aktorja turke kishte fituar hiç më pak se 30 mijë euro, raportojnë mediat shqiptare.
Oden është një prej aktoreve më të famshme turke, e cila tashmë ka depërtuar edhe jashtë kufijve të Turqisë, me audiencë në vendet ballkanike dhe Arabinë Saudite. Seriali ku aktorja njihet si “Gymysh” raportohet se ka regjistruar një numër rekord të audiencës, prej 85 milionë spektatorëve.