www.Zemra.Org

Hani më pak dhe zgjateni jetën për 20 vjet

Nëse vendosni të konsumoni 40 për qind më pak ushqim në raport me sasinë që e hani zakonisht, mund t’ia zgjasni vetes jetën për 20 vjet, pohojnë shkencëtarët.

Hulumtuesit e Institutit për plakje të shëndetshme të Universitetit hë Londër janë duke punuar në gjetjen e trajtimit për të cilin shpresojnë që në mënyrë të konsiderueshme mund të ngadalësoj ë plakjen dhe të zgjasin jetën. Ata kanë vërejtur se si gjenetika dhe mënyra e jetesës mund ta plakin njeriun për më shumë se dhjetë vjet.

Me këtë trajtim do të mund të dedikohej edhe në sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me plakjen, kancerin dhe sëmundjet neurodegjenerative, pohojnë shkencëtarët.

“Nëse zbulojmë se cilat gjene kanë meritë për plakjen, do të mund edhe ta shtyjmë. Kjo është ajo që kemi konstatuar”, ka thënë udhëheqësi i hulumtimit.

Exit mobile version