Ajeti ku drejtësia përkufizohet si një nga shpjegimet më të mëdha të historisë është vendosur në pjesën e hyrjes ku ndodhen dhe statujat e Aziz Augustinus si dhe kopje e “Magna Carta”.
Po le t’i hedhim një sy ajetit 135 të sures Nisa të Kuranit : ‘O besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj. Qoftë i pasur apo i varfër ai (për të cilin dëshmoni) Allahu është për ata vlerësuesi më i drejtë. Dhe mos shkoni pas epsheve tuaja e të shtrembëroni drejtësinë! Nëse ju ngatërroni dëshminë dhe i shmangeni asaj, vërtet Allahu e di se çfarë bëni ju.”
Duke thënë se fjalët e këtij ajeti pasqyrojnë mendimin e drejtësisë dhe fuqinë e pazëvendësueshme të saj, dekania e fakultetit Martha Minow pohoi se idealet e transmetuara në këtë ajet do të vazhdojnë të jenë një burim shprese për të gjithë ato që vrapojnë pas drejtësisë.
Thëniet e përdora në ekspozitë janë zgjedhur nga nxënës dhe nëpunës të fakultetit të drejtësisë së Universitetit të “Harvard”-it. Thënia e mësipërme është zgjedhur në mesin e 150 thënieve të tjera. Autoritetet përkatëse të universitetit kanë analizuar një nga një historinë dhe veçoritë e shprehjeve. Në fund janë pasqyruar 25 thënie në muret e fakultetit. Ajeti 135 i sures Nisa është një nga tre thëniet më të mira të varura në hyrje të bibliotekës.