Hemorroidet janë prej sëmundjeve të anusit dhe rektumit. Në varësi të dukshmërisë së tyre, ato ndahen në të brendshme, përreth murit të pjesës fundore të rektumit, dhe të jashtme, përreth pjesës së jashtme të rektumit, anusit.
Formimi…
Shkaku kryesor është konstipacioni (kapsllëku). Më pas mund të radhisim kolitin, proktiti, infeksionet e zorrëve, alkooli, higjiena, zmadhimi i prostatat, qëndrimi i tej zgjatur në shtrat apo në këmbë, hipertensioni portal, miomë uteri, shtatzënia, kolla kronike, mbipesha apo problemet e lindura të mureve të venave.
Llojet e hemorroideve
Së pari ndahen në të brendshëm dhe të jashtëm. Ato që janë nën vijën që ndan qelizat e anusit nga të zorrëve të trasha janë të jashtme dhe ato hemorroide që janë sipër kësaj vize quhen të brendshme. Shumica janë të brendshëm dhe kanë 4 gradë. Ka akut dhe kronik apo i thjeshtë dhe i komplikuar.
Grada e parë: Kur hemorroidi qëndron brenda dhe nuk shihet veçse me anoskop. Si shenjë ka vetëm hemorragji (pikon gjak). Zakonisht janë pa dhimbje, janë më të vogla se 1 cm dhe nuk preken me dorë.
Kurimi: Mund të lidhen ose mund të përdoret injeksioni i një lënde sklerozane apo me laser mund të koagulohen. S’ka nevojë për operacion. Zakonisht një dietë e mirë, çlodhja e mjaftueshme dhe disa ilaçe si pomadat me kortizon, kremrat e ndryshëm, analgjetik (qetësues) apo banjo me ujë të vakët bëjnë dobi. Nëse ka infeksion mund të duhet antibiotik.
Grada e dytë: Gjatë shtrëngimit në banjë dalin dhe preken me dorë ndërsa kur ngrihet në këmbë futen vet brenda. Janë rreth 1-3 cm dhe pa dhimbje. Kanë hemorragji sikur pikon. Shkaktojnë anemi dhe ndonjëherë mund të mos futen brenda. Edhe këtu kurimi është jo me operacion por si në shkallën e parë.
Grada e tretë: Dalin shpesh jashtë anusit dhe shoqërohen shpesh me tromboza kështu që janë të dhimbshme dhe të ënjtura. Duhen të shtyhem me gisht që të futen dhe dalin përsëri. Megjithëse mund të bëhen operacion përsëri fillohet me metodat konservative. Më të përdorshme janë lidhja dhe koagulimi infrared (laser).
Grada e katërt: Kur kapsllëku bëhet kronik dhe hemorroidet zgjaten jashtë anusit si në tualet ashtu edhe kur qëndrohet gjatë ulur. Janë vena të fryra, pa dhimbje dhe të qullura. Kanë hemorragji dhe probleme me injeksionet dhe pastërtinë e kësaj zone. Kur ulet dhe shtyp mbi to ndjen dhimbje.
Kurimi: Megjithëse disa përmirësohen me dietë që pengon kapsllëkun, me një disiplinë tualeti dhe me një higjienë të mjaftueshme përsëri tek disa raste mund të lind nevoja e kurave që zbatohen tek gradat e tjera. Por në shumicën e rasteve duhet bërë operacion.
Nëse nuk e përballojnë dot këtë për arsye të ndryshme atëherë gjithë jetën duhet të mbajnë dietë me lëngje të bollshme dhe supa, me perime dhe fruta dhe të qëndrojnë larg çajit (kinez), kafes, kokakolës dhe ushqimeve pikante. Edhe sporti i rregullt ka shumë dobi. Largojuni ambienteve shumë të nxehta si sauna. Gjithashtu duhet të pihet ujë i bollshëm gjatë ditës (1.5-2 litra).
Ndërlikimet
Si pasojë e hemorragjisë anemi, tension i ulët, këputje dhe zbehje. Si pasojë e plagëve dhe infektimit temperaturë. Strangulacioni: Fryrja dhe dalja jashtë anusit duke u kyçur aty dhe duke shkaktuar dhimbje si pasojë e trombozave brenda këtyre venave. Nuk futen brenda duke bërë të pamundur procesin e jashtëqitjes. Pengon aktivitetin ditor. Duhet kuruar me urgjencë.