www.Zemra.Org

Hiqet Flamuri shqiptar para Komunës së Tearcës

Të enjten rreth mesnate, një banor i fashtit Tearcë, i përkatësisë etnike maqedonase, ka hequr flamurin shqiptar që valvitej para Komunës së Tearcës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë udhëheqësia e Komunës së Tearcës dhe pjesëtarët e Sektorit të punëve të brendshme, për të bërë hetimin dhe për të qetësuar situatën. Kryetari i Komunës së Tearcës, Hisen Asani ka dënuar këtë akt duke bërë thirrje për gjakftohtësi tek banorët. Ndërkaq, banorët dëshmojnë se kanë parë personin me emrin Sasho, i cili ka hequr flamurin dhe ka tentuar ta grisë, por e kanë ndaluar në qëllimin e tij.

Exit mobile version