Shkup, 2 shkurt – Tmerr i vërtet ka ndodhur mbrëm rreth orës 21:00 në stacionin e autobusit pranë kompleksit Treska në Shkup.
Policia ka njftuar se 19-vjeçari me iniciale D.I., së bashku me dy shokë, pasi ka zbritur nga autobusi me numër 19, pas tij kanë zbritur dhe katër persona të tjerë te panjohur.
Këta të fundit menjëherë e kanë sulmuar fizikisht djaloshin, duke e therrur me thikë dhe duke e goditur ne gjoks.
Si pasojë e lëndimeve serioze D.I., menjëherë është dërguar në një klinik private, por më pas me urdhër të mjekut, është dërguar me ambulancën e Qendrës urgente, ku mjekët kanë konstatuar plagë të rënda trupore, por edhe goditje në pëlhurën e mushkërive. Fatmirësisht, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Policia ka kumtuar se i ka ndërmarrë të gjitha autorizet dhe masta ligjore për t’i kapur autorët.