www.Zemra.Org

Ingrid Gjoni: Kam vendosur te martohem

“Ka ardhur koha të martohem dhe unë, ndiej dëshirën për të krijuar familjen time”.

Është kjo dëshira më e fundit që këngëtarja Ingrid Gjoni e ka shprehur publikisht në programin “Pasdite në Top Channel”, ndërsa ka qenë e ftuar në emisionin e përditshëm të drejtuar nga Genta Popa. Pyetjeve të saj në lidhje me jetën private ajo iu është përgjigjur se pak a shumë në këtë mënyrë, se tashmë që ka kaluar një jetë intensive artistike mes kërcimit dhe muzikës, udhëtimeve e koncerteve po mendon seriozisht për t’u martuar dhe për të krijuar sa më shpejt familjen e saj. “Mendoj që pas një jetë intensive, duke ushtruar karrierën time muzikore, tani më duhet të gjej qetësinë, duke krijuar një familje të mirë”. Në intervistën e para pak ditëve, ku u rrëfye për jetën private, projektet artistike dhe frikërat e saj, Ingridi theksoi se e vetmja gjë që e tremb në jetë, është vdekja. “Më trembim ndodhitë në jetë që nuk janë në dorën time, se për të tjerat jam optimiste, mjafton të jem me shëndet mirë”, pohoi ajo. Ndërkohë për sa i përket dashurisë, ajo preferoi të mos fliste me detaje konkrete për njeriun me të cilin po jeton një histori dashurie për momentin. Nuk dihet nëse ajo preferon që të organizojë ceremoni të madhe martese, apo thjesht të bëjë një ceremoni të thjeshtë celebrimi. Gjithsesi, se si duket me veshje nuseje ajo e ka provuar një herë së bashku me modelen Skandinada Lalaj. Ato kanë pozuar të dyja bashkë, të veshura si nuse, me fustanet e zgjedhura të sallonit të nuseve “Frida Xhoi & Xhei” në Tiranë. Kanë realizuar disa foto me fustane të ndryshme, të përshtatura me stilin dhe portretet e tyre. Aktualisht, këngëtarja është angazhuar me koncerte të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë, ndërsa po punon për një këngë të re, të cilën do e publikojë së shpejti. Nuk dihet se si po shkojnë punët me të dashurin e saj, për të cilin nuk ka preferuar të flasë hapur në media.

Exit mobile version