Dhe siç mund të pritet, deri në prezantimin zyrtar të telefonit më të ri të Apple do të flitet shumë për specifikat dhe dizajnin e mundshëm të iPhone.
Deri më tani, është folur shumë për një model të lirë të iPhone, por anash nuk ka mbetur as modeli tjetër i cili thuhet se do të sjell teknologji të reja, si ajo e sensorit me gjurmë të gishtave.
Modeli i ri i iPhone do të vijë në kohën kur Apple është duke u përballur me konkurrencë të fortë, sidomos nga linja e telefonave Galaxy të Samsung. Sipas IDC-së, në tremujorin e fundit 80 për qind e telefonave bazoheshin në Android.