www.Zemra.Org

Isha e varur nga droga dhe alkooli

Naomi Campbell tregoi se përdorte drogë dhe alkool kur u bë e famshme.

Supermodelja pranoi se në rininë e saj ajo festonte gjatë gjithë natës, por ditën tjetër nuk e kalonte në shtrat për tu qetësuar.

Në një intervistë për revistën ‘GQ’, Campbell theksoi se droga vetëm sa i shtoi problemet e saj.

“Po kuptoja që isha e alkoolizuar dhe u tremba. Më e keqja është se kur pi alkool do marrësh edhe drogë. Nuk provoja më asnjë ndjenjë. Isha e mpirë”, shprehet Naomi Campbell.

Ajo tregon fillesat e saj në rrugën drejt substancave të ndaluara: “Festat fillova t’i frekuentoja vonë, kur isha 24 vjeç. Ia kaloja mirë dhe mendoja se nuk kishte gjë të keqe, por gabohesha.”

Londinezja 40-vjeçare thotë se nuk u ndje e turpëruar për të kërkuar ndihmë në momentin që vendosi të heqë dorë nga droga dhe alkooli.

“Rehabilitimi është diçka e mirë dhe njerëzit nuk duhet të kenë turp të hyjnë në rehabilitim. Mua më bëri shumë mirë”, përfundoi Campbell.

Exit mobile version