Ngjarja ndodhi më 2 qershor të këtij viti në Imperia, ku tre të rinj tentuan t’i shpëtonin policisë, pasi u pikasën duke vjedhur.
Në përpjekje për t’i shpëtuar forcave të rendit, 21-vjeçari, Arian Rexha, u hodh në det. Që prej asaj dite nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij dhe shqiptari vazhdon të jetë i humbur, transmeton SHO.
Policia italiane vazhdon të kryejë kërkime në det, megjithatë, forcat policore nuk e përjashtojnë pistën se i riu mund të jetë arratisur.