Maturanti maqedonas Angel Petkovski poashtu edhe shkollën e mesme e ka vazhduar në Tetovë dhe ka festuar maturën para dy dite në restoran “Princ” në Tetovë. Nga natyra ka qenë i qetë thonë shokët e tij. Ai u vra mbrëmë për motive banale në lagjen Gjorçe Petrov. Varrimi i tij do të bëhet nesër.
Sot pasdite në Tetovë, nxënësit e Shkollës se Mesme Medicinale “Nikolla Shtejn” ku ka mësuar i vrari i mbrëmshëm në Shkup Angel Petkovski, kanë ndezur qiri në shenjë respekti për të vrarin.