www.Zemra.Org

Ja skenari si u vra Harun Aliu


Një ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, sqaron skenarin se si është ekzekutuar komandanti legjendar Harun Aliu, me shokët e tij. Në këtë email akuzohen funksionarë të lartë të BDI-së për involvim në vrasjen e Harun Aliut, mirëpo “Lajm” nuk do të publikojë emrat e tyre, për shkak se (ende) nuk posedojmë dëshmi materiale për diçka të tillë. Ish komandanti në fjalë (që na e ka dërguar emailin), thotë se informatat rreth asaj se si është ekzekutuar Harun Aliu me shokë, i ka marrë “nga protagonisti i vetëm i gjallë i kësaj ngjarje”, por emrin e tij nuk e ka përmendur. Ja si e përshkruan ai skenarin e likuidimit të Harun Aliut:

“Djemtë kanë qenë mysafir për pushim në shtëpinë e pa banuar të …. (përmendet emri i pronarit të shtëpisë) dhe tërë rrethimin e tyre e ka organizuar …. (përmendet emri i një funksionari të lartë të BDI-së), njeri i sigurimit të shtetit. Janë kapur dhe ekzekutuar prapa shtëpisë, janë futur në mikrobus dhe janë nxjerrë në rrugën Radushë – Nerasht gjoja se shkëmbyen zjarr me forcat sllave. Ky është realiteti”, shkruan komandanti në fjalë, duke shtuar se për krejt skenarin ka qenë i njoftuar kreu partiak i BDI-së.

Pse dhe nga kush u vra Harun Aliu!

Pse u vra Harun Aliu-Kushtrimi,përgjigja është e thjeshtë,sepse ishte Idealist dhe patriot me themel,ishte njeriu që kishte bagazh luftarak, politik,patriotik sa që,sa herë të ishte nevoja,mundej të fillonte luftën
në Iliridë,për të drejtat e Shqipëtarve.

Ishte njeri që kishte potencial të diturisë, trimërisë, fjalës, besës kishte sinqeritet dhe ndershmëri,prandaj fjala e tij dhe thirrja e tij,për patriotet e vërtet,ishte vet kushtrimi i Lirisë,aq shumë kishte autoritet në popullë,ku për këtë ishte pengesë që duhej të eliminohej nga pushtusi sllavo-maqedon dhe barkëprishurit e BDI-së në krye me liderin e tyre Ali Ahmetin,apo ”Klani i Zajazit”.

Atë ditë që u largua,nga BDI-ja Harun Aliu-Kushtrimi,prej asaj dite kan filluar,pregaditjet për eliminimin e tij fizik,sepse ishte pengesë e politikës të barkëprishurve nga BDI-ja e Ali Ahmeti nga ”Klani i Zajazit” .
Vetë koha dëshmoi,se politika barkëprishur e BDI-së dhe liderit të saj Ali Ahmetin,nga ”Klani i Zajazit”për një dekad e gjysëm,vranë,burgosen, denuan me denime kapitale,ushtarët dhe komandantët e UÇK-re duke bashkëpunuar,herë me njëren e herë me tjetren,parti politike nga sllavo-maqedonasit.

Harun Aliu, njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i njohur ndryshe me emrin Komandat Kushtrimi, ka lindur më 20 maj në vitin 1971 në Hasanbeg të Shkupit. Ishte pjesë e tri luftërave, Njihet si pjesë e rëndësishme e qarqeve ilegale shqiptare, që kanë punuar për çështjen e luftës në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe Iliridë,njëherit ky ishte i përcaktuar të jetë komandant i përgjithëshem i UÇK-re në Iliridë,mirpo mobilizimi i shërbimeve të intelegjencës si të UDB-së,DBK-së dhe shërbimeve tjera sllavo-ortodokse sollen Ali Antiçin në krye të UÇK-re,pa asnjë meritë dhe njersë,me kushtin e vetëm të vras,burgos,degradoj dhe nënshtroj shqiptaret në Iliridë.

Ndërkohë, nga drejtësia e Maqedonisë, Harun Aliu më 4 shkurt të vitit 2010 u dënua me burgim të përjetshëm nën akuzën se së bashku me tre persona tjerë ka ekzekutuar pjesëtarin e “Tigrave”, Zoran Markovski në lagjen e Autokomandës në Shkup. Ngjarja në fjalë kishte ndodhur në janar të vitit të kaluar.Një kohë të gjatë ai qëndroi i arratisur nga pushteti vrastar që po degradonte cështjen shqiptare në Maqedoni. Ndërkaq, më pas me disa doli në malet e Karadakut dhe të Shkupit për ta përgatitur një rezistencë kundër këtij regjimi vrasatar.

Më 11 maj të vitit 2010, ai së bashku me katër u vra në afërsi të fshatit Radushë të Shkupit, në një përleshje mes policinë maqedonase Incidenti kishte ndodhur pasi grupi i armatosur ka qenë duke bartur armë në kufirin midis Maqedonisë dhe Kosovës dhe ka hapur zjarr ndaj policisë.

Kjo ngjarje ishte e pregaditur,nga shërbimi sekret maqedon,serb,sllavo-ortodoks dhe nga Klani i ”Zajazit”,siq i quante vet Heroi i Kombit,Harun Aliu komandant Kushtrimi, për të eliminuar një patriot të madh, njeriun e tri luftave çlirimtare,duke futur këtu edhe Tradhëtin e shekullit,ndaj Grupit të Kumanovës,për të eliminuar plotësisht Rezistencen Shqipëtare në Iliridë.

Lavdi Dëshmorëve të Kombit !

Exit mobile version