Një zëdhënës i bashkisë së Tokios deklaroi për AFP se çanta plastike u gjet më 22 shtator në një banjo publike të Sakados, në rrethinat e Tokios.
Bashkia do t’ia japë paratë Kryqit të Kuq nëse pronari i tyre nuk i kërkon brenda tre muajsh.
Canta kishte brenda një shënim ku lexohej: “Jam i vetëm. Nuk kam asnjë të ardhme kështu që këto para le t’i shërbejnë banorëve të Tohokut.”
Tohoku është një nga rajonet më të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore.