www.Zemra.Org

A jeni të varur nga telefoni

Anketa e re britanike ka treguar që madje 66 për qind e njerëzve i tmerron ideja që të mbesin pa telefon.

Po ashtu, 41 për qind e përdoruesve të telefonit kanë dy apo më shumë telefona “për çdo rast”, ndërsa përdoruesi mesatar 34 herë në ditë kontrollon nëse e ka apo jo telefonin në dorë.

Madje 66 për qind të njerëzve i tmerron ideja që mund të mbesin pa telefon, ndërsa për shkak të pop-hiteve irrituese që i përdorim si melodi në telefon bie koncentrimi.
Nuk e kanë telefonin në duar, fillojnë t’u dridhen duart, t’u merren mendtë dhe të marrin frymë rëndë. Ata janë të sëmurë nga nomofobia (vjen nga fraza “no mobile”), sëmundja e cila po përhapet si epidemi.

Edhe pse nomofobia ende nuk gjendet në listën zyrtare të sëmundjeve, simptomat e saj mund të jenë shumë të pakëndshme: pulsi i shpejtuar, dhimbjet në gjoks, të përzierat, marramendja, të ngjethurat, frymëmarrja e vështirësuar, pikërisht si tek sulmi klasik i panikut.

Për shkak të varësisë nga telefonat, njerëzit jo rrallë harrojnë rregullat e bontonit, prandaj telefonat shpesh dinë të cingërojnë edhe në teatër, kinema dhe ligjërata. Atëherë nuk është e mjaftueshme që telefonin ta bëni “silent”, por më mirë do të ishte që ta fiknit tërësisht.

Exit mobile version