Ndërsa kishte një numër të madh filmash të parealizuar në 2010-n, “The Twilight Saga: Eclipse” apo “The Last Airbender” janë ata që tërheqin më shumë vëmendje.
Jennifer Aniston u nominua për çmimin aspak të lakmuar për paraqitjen e saj në “Bounty Hunter”, Miley Cirus për “The Last Song” dhe Kristen Stewart për “The Twilight”.
Edhe protagonisti tjetër kryesor i “Twilight”, Robert Pattinson, është emëruar për Aktorin më të Keq Protagonist. “Ka shumë njerëz të apasionuar pas Twilight, por nuk kam parë ndonjëherë një vajzë të re që duhet të zgjedhë mes një vampiri apo njeriu ujt”, ironizoi themeluesi i këtij çmimi, John Wilson.
Jack Black, Gerald Butler dhe Ashton Kutcher do të dyluftojnë për çmimin e aktorit më të keq. Bie në edhe sy emërimi i Sarah Jessica Parker për kategorinë e Imazheve më të Këqija, në “Sex and the City 2” apo Jessica Alba për rolin e Aktores më të Keqe Joprotagoniste.