Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka ftuar këngëtaren dhe bashkëshortin e saj, këngëtarin Marc Anthony, për të shikuar së bashku finalen e Super Bowl-it në Shtëpinë e Bardhë.
“Nuk mund ta besoj!”, u shpreh Jennifer Lopez.
Këngëtarja nuk dha shumë sqarime për këtë takim duke thënë vetëm se nuk mund të fliste për të sepse ende nuk ishte e sigurtë nëse ftesa ishte e vërtetë.
“Arsyeja pse nuk mund të flas për këtë është se më duket e pabesueshme”, tha Jennifer Lopez.