Këngëtarja dhe aktorja, e cila më parë ishte e martuar tri herë me Marc Anthonyn, Cris Judd dhe Ojani Noa, ka qenë në lidhje tash e 18 muaj me valltarin 17 vjet më të ri se ajo, ndërsa miqt e këngëtares thonë se ajo është aq shumë e dashuruar sa që nuk ka nevojë për një kontratë para-martesore.
“Jennifer këmbëngul se dashuria e tyre ështëh reale, ashtu sikurse ajo ka bërë me tri bashkëshortët e parë, ajo po refuzon tani që të nënshkruajë një kontratë para-martesore që e kanë bërë avokatët e saj”.
“Duket vërtetë shumë e pazakokntë kjo, por kjo është mënyra më e mië që ajo të bindë veten, ish bashkëshortët dhe botën se Casper nuk është vetëm lodër sikurse që thonë kritikët. Ata bëjnë dashuri për dashuri, jo për para. Casper është një tip mashkulli që Jennifer mund t’i thotë ‘pranoj të të dua për gjithë jetën, deri në vdekje’”, ka thënë një burim i revistës OK.
Madje, po i njëjti burim thotë se Jennifer dëshiron të ketë fëmijë me Casper Smart, përkundër faktit se ka binjakë nga martesa me Marc Anthonyn. Por, ajo do të duhet që t’i nënshtrohet trajtimeve të IVF, pasi që mosha e saj mund të bëjë që ajo të mos mbesë shtatzënë natyralisht.
“Ajo ka frikë se koha nuk është në anën e saj, sa i përket moshës. Por, ajo po shpreson që me trajtimet e fertilitetit të mbesë shtatzënë për disa muaj”, shtoi ky burim.