Në një shkrim të botuar në një revistë amerikane, Natasha “Tajah” Burton bëri me dije se ka patur një takim të nxehtë me këngëtaren, ndërsa theksoi se Rihanna është biseksuale.
”Jam pothuajse e sigurt që është biseksuale, pasi ishte shumë e lirshme për të qenë në përvojën e parë me një femër”, deklaroi modelja. “Ishte me të vërtetë një flirt eksitues. Seksi ishte shumë i mirë, por më shumë se kaq, ne kishim një lidhje me të vërtetë kimike midis nesh. Më ka shërbyer si frymëzim dhe të dyja kemi ndihmuar njëra-tjetrën që të njohim më mirë veten”.
Rihanna nuk është aspak e turpshme në jetën e saj seksuale dhe këtë e dëshmojnë edhe fotografitë nudo të saj, që ajo vetë i ka shpërndarë me mms.
E njëjta revistë amerikane publikoi një histori, në të cilën raportohej se këngëtarja i kishte nisur disa foto të saj nudo një ish-të dashuri, pak kohë pasi ishin ndarë.