Reperi i cili është në pritje të fëmiut të parë me të dashurën e tij, sipas motrës Khloe Kardashian ka qenë prej vitesh në dashuri me Kimin.
“Ne e njohim Kanyen nga viti 2006 ose 2007. Dhe ai gjithmonë ka bërë pas Kimit, ai e ka dashur atë. Ai ka qenë shumë i obsesionuar pas saj, në mënyrë të mirë. Dhe mua më pëlqeu kjo, ndërsa Kimi thoshte se ata janë vetëm miq. Unë ia mbusha mendjen Kimit t’i japë një mundësi Kanyes”.
“Dhe një diët, nuk e di se si ndodhi, por ajo thotë se ishte ideja e saj dhe nuk ma pranon mua që unë e kam bindur. Ajo një ditë më tha se i pëlqen Kanye dhe unë i thashë se e kam ditur që disa vjet. Shpresoj që ata të jenë të lumtur”, u shpreh Khloe.