Por, interesant është fakti se çifti ka fituar 18 milionë dollarë nga dasma, ndryshe nga njerëzit e thjeshtë të cilët llogarisin humbjet pas ceremonisë.
Si është e mundur kjo? Së pari, dasma është filmuar për një program që do të transmetohet nga kanali “E!” dhe ‘New York Post’ llogarit se nga kjo do të merret një fitim prej 12-15 milionë dollarësh.
Së dyti, revista ‘People’ pagoi 2.5 milionë $ për të drejtat ekskluzive të fotove të martesës së Kardashian me basketbollistin ndërsa revista ‘OK’ pagoi 100 mijë $ për fotot e përgatitjes së dasmës.