Por, Kate Winslet është shprehur se nuk ka ndërmend të bëjë operacione plastike për të ruajtur pamjen rinore të saj.
“Kurrë nuk kam provuar gjëra të tilla. Nuk urrej asnjë pjesë të trupit tim në mënyrë që ta rregulloj me ndonjë operacion”, u shpreh aktorja për edicionin e prillit të revistës amerikane “Glamour”, në të cilën ka pozuar me një fustan të zi të stiluar nga Victoria Beckham.
Më pas, 35-vjeçarja foli për karrierën e saj: “Gjithmonë kam dashur të bëhem aktore. Ky ka qenë qëllimi im. Nuk doja të isha e famshme, por më pëlqente ideja e interpretimit të shumë roleve.”