www.Zemra.Org

Kim Kardashian tregon sa ka bythen e mire

Kim Kardashian, po gjen për çdo ditë mënyra se si të jetë një qendër për lajme. Ajo tek ka bërë disa foto të nxehta, ka lavdëruar të pasmen e saj.

“Ohhh sa e kam bythen e mirë”, kështu ka tingëlluar Kim Kardashian, gjatë një seti të fotorgafimit, të bërë për një reklamë parfumi. Ajo ka dashur te reklamoj të pasmet e saj, bashkë me një parfum.
Gjithsesi, Kim duket shumë mirë edhe nga prapa. Dhe jo pak njerëz suksesin e saj e lidhin me fundshpinën e madhe që ka amerikania e bukur.
Thuhet se vithet e Kim Kardashian kanë bërë aq shumë famë sa që kanë lënë nën hije edhe vet pronaren që i mban në trup. Megjithatë, duket se edhe Kim, ashtu si të tjerët, admiron pjesën më të bukur të trupit që ka. Ajo është kapur duke shikuar të pasmet gjatë një sesioni fotografish për reklamimin e një parfumi.
Gjatë kësaj fushate reklamimi, stilistja e famshme Rachel Zoe i ka ndihmuar asaj të duket sa më seksi.
“Nëse veshë këmishë të meshkujve do të dukesh shumë seksi e sidomos nëse i shpërthekon dy pullat e fundit dhe nën të të duken të brendshmet”, ka shpjeguar ajo.
Duke parë fotografitë e Kim Kardashian, shihet qartë se këshilla e stilistes Zoe është shpaguar, pasi fotot e fundit të Kim kanë zënë vend nëpër ballina të të gjitha mediave rozë nëpër botë. Sidoqoftë, tashmë Kim, vithet nuk i ka vetëm për vetë, dhe ato i takojnë edhe basketbollistit Kris, burrit të saj.
Megjithatë, Kim del që është goxha e guximshme, pasi bukuroshja ka pas kurajën edhe t’i thur lavde fundshpinës së saj. Kim pretendon që në të ardhmen të futet në botën e muzikës, dhe mund t’u këndoj vitheve të saja, sikur kanë bërë shumë këngetare. Dhe Kim ka një arsye të fortë për këtë, pasi kodrinat e ndihmuan aq shumë për t’u ngritur në maje të show-bizit botëror. Në këtë rast shumëkush do të thoshte, epo ato edhe e meritojnë një këngë.

Exit mobile version