Xhamia ‘Çaml?ca‘ e cila paraqet një ngërthim arkitektonik të ndërtimit Selxhuk, Osman dhe atij të kohëve të sotme moderne tashmë është bërë një nga simbolet e qytetit, shkruan Anadolu Agency
Gjithashtu xhamia më e madhe e Turqisë në të cilën në të njëjtën kohë mund të kryejnë adhurim 63 mijë persona, është e vendosur në një pozicion të atillë ku ajo mund të shikohet nga çdo pikë e Stambollit.
Përveç xhamisë në këtë kompleks do të bëjnë pjesë edhe muze, galeri artesh, librari, sallon konferencash, punëtori artesh dhe zonë parkimi.