Këtë radhë Kledi Kadiu dhe Ambeta Toromani kanë preferuar të udhëtojnë në Kosta Smeralda të Sardenjës së bashku me një tjetër çift miqsh, duke u argëtuar në ujë dhe në plazh së bashku.
Fotot paparac janë realizuar nga mediat italiane vetëm një javë më parë, teksa Kledi dhe Ambeta së bashku me disa miq kanë qenë duke u argëtuar e duke luajtur me top në ujë.
Ambeta, e cila ende është në gjyq për rastin e vjedhjes nga ana e modelit Oni Pustina, ka preferuar që ta harrojë pak këtë çështje dhe të shoqërohet me Kledin, i cili nga shtatori ka deklaruar se do të vazhdojë punën në një tjetër program të “Canale 5”, në Itali.
Balerini i njohur shqiptar në Itali është kthyer përsëri në vëmendjen e mediave atje me projektin filmik ‘’La Nave Dolce’’, me të cilin është prezentuar edhe në Festivalin e Filmit të Venecias, në edicionin e 69 në radhë, që është mbajtur më 29 gusht të këtj viti.
Ky është projekti i tij i radhës, një dokumentar që më shumë merret me imazhe filmike, pamje-video dhe intervista se çfarë ka ndodhur me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që zbarkuan në Itali më 8 gusht të vitit 1991.