Panorama e genit të saj rezultoi po aq e saktë sa ajo e njerëzve sot dhe tregon se kishte sy në ngjyrë kafe, lëkurë zeshkane dhe flokë gështenje. Kërkimi shkencor hodhi gjithashtu dritë mbi dallimet gjenetike mes njerëzve modernë dhe kushërinjve të tyre të afërt që tashmë janë zhdukur.
Eshtrat e analizuara i përkasin një Denisovani, një kushërirë e Neandertalëve. Të dyja grupet u zhdukën rreth 30 mijë vjet më parë, por lanë gjurmët e tyre në genet e një grupi nga njerëzit e sotëm.
E shkuar e errët
Denisovanët kanë një origjinë misterioze. Duket se kanë lënë pas shumë pak gjurmë për t’u ndjekur nga palenteologët, me përjashtim të disa kockave të vogla të gishtave si dhe një zbulim të kryer në shpellën Denisova në Siberi në vitin 2010. Megjithëse disa shkencëtarë kanë propozuar një lidhje mes Denisovanëve dhe disa fosileve njerëzore nga Kina, situata mbetet shumë e paqartë.
Një shkencëtar rus i dërgoi një fragment kocke nga Siberia një skuadre shkencëtarësh të udhëhequr nga Svante Paabo në institution e Antropologjisë Evolucionare Max Planck në Lajpcig të Gjermanisë.
Ai besonte se kocka i përkiste një qenieje njerëzore të hershme, por rezultatet që dolën qenë surprizë. Analizat zbuluan se ajo nuk qe as nga grupi i njerëzve bashkëkohorë dhe as Neandertal, por e para e zbuluar e një grupi të veçantë.
Skuadra e Dr. Paabo arriti të zbulojë gjenin e Denisovanëve në thellësi të madhe duke përdorur një teknikë të re. Cilësia e sekuencës së genit është e ngjashme me atë që mund të kapet nga studimet mbi njerëzit e sotëm.
“Ky është një gen i zhdukur me saktësi të paprecedent,” komentoi Dr. Matthias Meyer. “Për shumicën e sekuencës së genit, ne mund të saktësojmë dallimet mes dy seteve të kromozomeve që vajsa Denisovane ka trashëguar nga e ëma dhe i ati,” shtoi ai.
Shkencëtarët e krahasuan genin e vajzës me atë të neandërtalëve si dhe 11 njerëzve nga vende të ndryshme të botës. Kjo i mundësoi ta katagolizojnë genin dhe të dallojnë diferencat.
“Për mua aspekti më interesant është se tani kemi një kod gjenetik nga kushërinjtë tanë më të afërt, tashmë të zhdukur dhe ne mund të krahasojmë veten me to”, komentoi Meyer.
Zbulimi vuri në dukje gjithashtu se Denisovanët kanë patur marrëdhënie me paraardhësit e disa njerëzve që janë gjallë edhe sot. Shkencëtarët thonë se rreth 3 për qind e njerëzve që sot jetojnë në Papua Guinea e re kanë gene me prejardhje nga Denisovanët dhe gjurmë nga kodi gjenetik i popujve Han dhe Dai të Kinës.