www.Zemra.Org

Kolla te fëmijët

Përcjellja e kujdesshme e shëndetit tuaj mund të ju ndihmojë të identifikoni simptoma tjera. Mbani mend, kolla është vetëm simptomë, jo sëmundje, dhe shpeshherë rëndësia e kollën mund të përcaktohet kur zhvillohen simptomat tjera.

Fëmijët mund të zhvillojnë kollin nga sëmundje ose shkaktarë që zakonisht nuk i prekin të rriturit, siç janë:

Infeksione të sistemit respirator. Bllokim i rrugëve ajrore nga ndonjë objekt i vogël i inhaluar, si ushqimi, pjesë e lojërave, ose ndonjë gjë tjetër.
Ekspozimi ndaj tymit të duhanit të prindërve ose të tjerëve në prani të të cilëve tymosin.

Problemet emocionale ose psikologjike. Kolla “psikogjenike” e thatë, joproduktive, paraqitet më shpesh tek fëmijët se sa tek të rriturit.

Shumë kollitje shkaktohen nga sëmundje virale. Antibiotikët nuk përdoren për shërimin e sëmundjeve virale dhe sigurisht nuk ndikojnë në infeksionin viral. Përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve rrit rrezikun e reaksioneve alergjike, ose efekteve anësore të antibiotikëve, si nauzea, vjellja, diarreja, infeksione tjera. Antibiotikët mund të shkatërrojnë bakteret e dobishme dhe të lejojnë zhvillimin e baktereve të rrezikshme rezistente në barna.

Exit mobile version