Profecia e portugezit u realizua në ndeshjen e djeshme ku skuadra e tij fitoi 6-1 dhe tashmë “Special One” mund ta bëjë gjumin të qetë. Më tej Mou u mbylll gojën të gjithë kritikëve, duke shtuar: “Kritikat më motivojnë më shumë”.
Aktualisht Mourinho është një nga teknikët më të sulmuar në La Liga, pasi ai nuk ka preferuar të përfshijë në listën e ndeshjeve zyrtare talentin Pedro Leon, emri i të cilit nuk figuronte në listën e portugezit por të shoqërisë “Merengues”.