E përditshmja britanike The Telegraph njofton se studiuesit e Okayama Graduate School of Medicine pohuan se gratë shtatzëna, të cilat jetojnë 200m larg rrugës kryesore, rrezikohen 50% më shumë të lindin para javës së 37-të.
Krahas kësaj, në studimin ku përfshihen më shumë se 14 mijë lindje, thuhet se risku i lindjes para javës së 32-të është 60 % ndërsa para javës së 28 risku rritet deri në 80%.
Specialistët japonezë mendojnë se pas kësaj rritjeje qëndron ajri i ndotur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreziku i lindjes para kohe shfaqet para fillimit të javës së 37-të.
Sa më herët të lindë fëmija aq më e ulët është mundësia e jetesës. Mesatarja e jetesës në javën e 27-të është 55-80 %, në vartësi të peshës së fëmijës. Fëmijët premature kalojnë probleme shëndetësore afatgjata.