* Dhimbja në gjoks . Pacienti shpesh e përshkruan si ‘shtypje’’ ose ‘shtrëngim’. Mund të zgjerohet majtas (rrallë djathtas) në krah, dorë, qafë dhe fytyrë. Disa të sëmurë e ndiejnë dhembjen në pjesën e sipërme të barkut.
* Lëkura e zbehtë dhe e mbuluar me djersë.
* Mundimi dhe vjellja. Është me rëndësi të dihet se nuk do të thotë që të gjitha këto simptome të jenë prezente. Kështu që është i mundshëm edhe infarkti pa dhimbje. Gjithashtu këto ankesa mund të lajmërohen edhe te sëmundjet dhe gjendjet tjera të rënda.
Veprimet
* I sëmuri duhet të rri i qetë, më së miri në pozitë gjysmë të ulur. Mos e lejoni të ecë ose ndonjë ngarkesë fizike.
Tabletat Aspirin ose Andol grimcoje dhe i jepni të sëmurit. Personat të cilët ankojnë nga angina pectoris duhet të marrin terapinë e rëndomtë – Niroglicerin (Angised) ose Tinidil nën gjuhë.
* Thirrni ndihmën e shpejtë mjekësore ose transportoni të sëmurin sa më parë në spital.
* Nëse pacienti ka humbur vetëdijen, kontrolloni frymëmarrjen dhe qarkullimin dhe sipas nevojës filloni masat reanimuese.
* Pacienti duhet të kollitet me qëllim.
Frymëmarrje thellë duhet të merret para çdo kolle, dhe kollitja duhet të jenë thella dhe të zgjatura, si kur nxjerrim pështymë nga thellësia brenda gjoksit.