www.Zemra.Org

Lajm Fantastik – Ja çka do të ndodhë nga Data 1 Korrik

Duke filluar nga 1 Korriku i këtij viti, tarifat e telefonisë nuk do të ndryshojnë nëse kaloni kufirin në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Majlinda Bregu, kreu i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, ka shpjeguar uljen e barrës financiare për qytetarët dhe bizneset. Bregu gjithashtu ka kujtuar se në të ardhmen edhe tarifat e roaming me vendet e Bashkimit Europian do të zerohen.

Nga 1 Korriku i këtij viti qytetarët shqiptarë dhe ata nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të mund të udhëtojnë brenda gadishullit pa vuajtur tarifat roaming në shërbimet e telefonisë.

Në krye të këtij procesi qëndron Këshilli për Bashkëpunim Rajonal. Majlinda Bregu, kreu i këtij institucioni ka folur për ‘Argument’ në televizionin SCAN, duke sqaruar jo vetëm regjimin e ri të 1 Korrikut, por dhe hapin tjetër të radhës.

“Prej datës 1 korrik tarifat e telefonisë celulare në roaming pra kur udhëtojnë nga një vend në tjetrin dhe tarifat e internetit do të jenë zero pra do të jetë i njëjti regjim i paketave që paguajmë në vendet tona edhe kur udhëtojmë dhe vizitojmë njërin prej vendeve të tjera të rajonit dhe besoj që tani është lajm i njohur për të gjithë.

Kemi mundësinë që jo vetëm të mbahet një premtim i bërë ndaj qytetarëve apo të respektohet një marrëveshje rajonale,

Por nga ana tjetër i japim mundësi qytetarëve sidomos biznesit dhe të rinjve që mos të kenë më sikletin minimal për të fikur dhe ndezur telefonin dhe për të ndërruar dhe zgjedhur operatorin roaming,

Por deri te përfitimi kryesor që mos të kesh probleme dhe surpriza të dhimbshme kur merr faturën e telefonisë celulare.

Përpos kësaj për ne është shumë i rëndësishëm ky moment dhe për këtë jemi duke punuar gjatë gjithë kësaj kohe që prej datës 1 korrik jo vetëm të kemi zerim të tarifave të roaming në ballkanit perëndimor,

Por të nisim dhe procesin për ndërtimin dhe hartimin e planit të punës për të ulur tarifat e telefonisë celulare nëpërmjet Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Europian,” u shpreh Bregu.

Exit mobile version