Ajo na bën të ditur se ky album do të jetë me këngë të përzgjedhura nga krijuesit më të mirë të skenës muzikore dhe do të jetë i pasur edhe me shumë befasi të tjera.
“Jam në përgatitje të albumit, i cili do të jetë mjaft cilësor dhe me këngë të stilit tim. Jam duke punuar mjaft shumë në këtë album, në mënyrë që të sjell befasi për adhuruesit e mi”, ka thënë ajo për “Zërin”.
Përveç albumit Leonora tani do të nisë përgatitjet edhe për një videoklip të ri, kënga e të cilit gjendet në album. Për më shumë detaje rreth videospotit Leonora nuk preferon të flasë, sepse dëshiron që çdo gjë të mbetet surprizë për publikun.
Ndërkaq angazhimet e saj muzikore vazhdojnë të jenë të mëdha me koncerte brenda dhe jashtë vendit.