www.Zemra.Org

Lëvizje e re politike në kampin shqiptar në Maqedoni

Profesoresha shqiptare nga Shkupi, Gjyla Çeliku, ka njoftuar formimin e një lëvizje të re politike në Maqedoninë e Veriut.

Çeliku thotë se lëvizjen do ta themelojë me një grup profesorësh dhe intelektualësh dhe duke e promovuar si “nevojë e kohës duke u bazuar nga anketat e realizuara, nga konsultat me vendasit tanë dhe ndërkombëtarët”.

“Të dashur miq, është koha që unë t’ju njoftoj që jemi organizuar një grup intelektualësh, prioritet ekspertët e shkencave politike dhe pastaj çdo profesion në çdo fushë të nevojshme.

Ne vendosëm që të dalim me një lëvizje e cila është nevojë e kohës duke u bazuar nga anketat e realizuara, nga konsultat me vendasit tanë dhe ndërkombëtarët.

Ju e dini që unë çdo gjë e kam bë pa qenë anëtare në asnjë parti dhe tash është koha që popullit t’ia jap edhe këtë mundësi dhe të vazhdoj ashtu stoike siç qëndrova.

Programin e lëvizjes tonë do keni mundësi ta lexoni online dhe do jetë një program i realizuar nga profesorë ndërkombëtarë dhe vendas, por ajo thelbësorja është që kërkohet barazia dhe multietniciteti.

E bukura e lëvizjes do jetë rinia e diasporës e profesionalizuar dhe e gatshme këtu për të kontribuar, por ama duke qenë faktor në kryesi dhe strukturë të partisë.
Gratë do kenë fatin të kyqen pa hamendje sepse aty është një grua dhe zëri i tyre do dëgjohet dhe vlerësohet.

Fytyra të reja, jo të politizuara, fytyra pozitive, fytyra të bukura në shpirt dhe paraqitje do jetë struktura e lëvizjes tonë:
LËVIZJA QYTETARE EVROPIANE”, është shprehur ajo.

Exit mobile version