www.Zemra.Org

Ligji i ri për marrjen e lejes për armë në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se prej sot fillon realizimi i projektit me të cilin parashikohet transmetim i drejtpërdrejt i zbatimit të pjesës teorike të provimit profesionist për kontrollimin e njohurive teknike për përdorim të drejtë të armëve dhe njohjen e dispozitave për armë për kandidatët të cilët kanë për qëllim të parashtrojnë kërkesë për blerje të armëve.

Kjo procedurë, theksohet në kumtesë, është për shkak transparencës më të madhe gjatë zbatimit të provimeve profesioniste të cilat janë në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në pajtim me nenin 1 pika 6 nga Ligji për armë, sqarohet, një prej kushteve për blerjen e armëve është disponim me njohuri teknike dhe njohjen e dispozitave për armë. Përmbushja e kushtit të paraparë në nenin 9 alineja 1 pika 6 nga Ligji për armë kontrollohet me dhënien e provimit profesionist.

Me ligj është paraparë Provimi profesional të përbëhet prej dy pjesëve dhe atë nga pjesa teorike me të cilin kontrollohen njohuritë teorike të kandidatëve dhe jepet përmes rrugës elektronike me përgjigje të një numri të caktuar të pyetjeve në formë të testit elektronik në kompjuter dhe pjesa praktike me të cilën kontrollohen shkathtësitë praktike të kandidatëve zbatohet tek personi i autorizuar juridik i cili e ka zbatuar shkathtësimin praktik të kandidatit për përdorimin e armëve.

Në pajtim me nenin 14-d alineja 2 nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për armë dhënia e provimit profesional për kontrollin e njohurive teknike për përdorim të drejtë të armëve dhe njohjen e dispozitave për armë incizohet dhe drejtpërdrejtë emitohet në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa nëse për shkaqet teknike incizimi ndërpritet, incizimi nga testimi i përgjithshëm profesionist vendoset në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Të gjithë të interesuarit përmes faqes së internetit të Ministrisë, www.mvr.gov.mk dhe tabin e posaçëm do të mund ta ndjekin provimin e sotëm i cili fillon në orën 16 në hapësirat e ASSEKO SEE Shkup

Exit mobile version