www.Zemra.Org

Linda Halimi reagon pas lajmeve se është ndarë nga bashkëshorti i saj, reperi amerikan Big D

Kohëve të fundit në shtypin rozë kanë qarkulluar disa lajme se këngëtarja Linda Halimi është ndarë nga bashkëshorti i saj, reperi amerikan Big D (Davon Edwards).

Kjo pasi ditë më parë është kthyer në Kosovë dhe ka fshirë të gjitha postimet e përbashkëta me partnerin në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë çështje, një reagim e ka bërë vet artistja në InstaStory duke ironizuar me postimet e tilla.

Linda Halimi (Foto: Instagram)

“Lindita Halimi ndahet me burrin. Hajde përhajër. Veç edhe një djalë mundësisht me letra me gjet edhe rehat”, ka shkruar ajo.

Megjithë demantimet, këngëtarja nga Vitia nuk ka sqaruar asgjë më shumë rreth ngjarjes së ekzagjeruar.

Linda Halimi (Foto: Instagram)

Lindita (emri i vërtetë) prej vitesh është zhvendosur në Amerikë me partnerin e saj, me të cilin tashmë ka edhe një vajzë të quajtur, Kaimana.

Artistja aktualisht po shijon kohë të mirë me familjen dhe shoqërinë në Kosovë.

Exit mobile version