Aktorja problematike, e cila sapo është larguar nga rehabilitimi, dëshiron ta rikthejë karrierën e saj, ndërsa pritet që ajo të luajë krahas Henry Cavill (që do të luajë rolin e Supermanit) në ribërjen e radhës për superheroin.
“Është e vërtetë, ajo është në fazën e bisedimeve. Lindsay e dëshiron shumë një rol në këtë film. Që kur u përhap lajmi se Henry Cavill do të luajë, ajo bëri gjithçka për të gjetur numrin e tij dhe u mundua të caktonte një takim me të dhe studion”, ka thënë një burim.
Megjithatë, burimi ka refuzuar të pohojë nëse Lohan do ta luajë rolin kryesor femëror në film- atë të Lois Lane, për të cilin janë në garë edhe Olivia Wilde dhe Kristen Stewart.