Mes tyre dhe që binte në sy për ëmbëlsinë dhe elegancën e saj ishte Loreta Abdyli, Miss Diaspora 2012, e veshur me një fustan mjaft të bukur nga stilistja e njohur Vjollca Llapashtica që sikur shkëlqentë atë mbrëmje.
Pa dyshim se mund të themi se Loreta ishte më e bukura e asaj mbrëmjeje në Prishtinë, ku në këtë foto që e shihni ajo shoqërohej nga producentja e saj Malbora Gurra, ndërsa po me ëmbëlsi jepte përgjigje edhe moderatorit në tepihun e kuq Maksit.
Loreta ishte e ftuar në këtë show nga organizatorët për të ndarë disa cmime, ndërsa ajo vetë, pas pak ditësh do të përfaqësojë Kosovën në spektaklin e madh të bukurisë botërore në ‘Miss Globe 2012”.