www.Zemra.Org

Madhështore: Ja çka i bëri Mark Zuckemberg dhe Facebook-u maqedonasit, për Shkodran Mustafin (Foto)

Gazetari problematik nga Maqedonia ka vazhduar të ofendojë shqiptarët. Mbrëmë ai është kapur për djaloshin nga Gostivari, i cili bëri krenarë shqiptarët dhe gjermanët duke shënuar gol për Gjermaninë kundër Ukrainës dhe duke hapur rezultatin në lojën e parë të ‘pancerëve’ në Euro 2016.

Ai mbrëmë Facebook shkroi ”Hitleri rrotullohet në varr. Në fotografi është një shqiptar (që Milenko e quan shipo) nga Gostivari që para disa minutave i dha gol ukrainasve” shkruan gazetari problematik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Por Facebook ka marrë masa. ”E kemi shqyrtuar raportin tuaj për ngacmim. Pasi që ka thyer rregulloren tonë për standardet shoqëror, ne e kemi larguar fotografinë. Ju faleminderit për raportimin. Ia kemi bërë me dije Milenkos se e kemi larguar fotografinë por nuk i kemi treguar për personin që ka raportuar.” shkruhet në raportin e Facebook Community Standards.

Ndryshe, Milenko njihet si ofenduesi më i madh i shqiptarëve duke thënë ”shqiptarët, romët dhe homoseksualët i shumëzoj me zero”.

Plotesim: Publikimi i foto/video në Facebook pa lejen e personit në foto/video është rresptësisht e ndaluar. Në këtë rast Facebook ka reaguar pak më shpejtë për shkak pronarit të fotos, që është Shkodran Mustafi.

Ka disa fjalë të urta sa i përket këtij gazetari dhe shqiptarëve që ai i ofendonn:

Ka ardhur koha që gazetarët maqedonas të meren me shqiptarët, pasi që nuk kan ndonjë maqedon për të lavderuar. Edhe pse shkrimi i tij është provokues, ne duhet të mburemi me arritjet e Shkodran Mustafit dhe të secilit shqiptarë që i bën maqedonasit të mendohen se si ti ofendojnë, por në të njejtën kohë ua risin vlerën edhe më teper!

Exit mobile version