www.Zemra.Org

Maqedoni, ekstradohet serbi që dogji xhaminë e Beogradit

Në Shkup të martën pasdite u arrestua Milosh Radosavlevic, i njohur si Kimi, serbi që dogji xhaminë qendrore të Beogradit.

Kimi është udhëheqës i grupit të tifozëve “Grobari” të klubit të futbollit Partizan i Beogradit. Ai së fundi po strehohej në Maqedoni, pasi që kërkohej për kryerjen e disa veprave penale, dhe se ndaj tij ishte shpallur fletarrestim ndërkombëtar.

Kimi ishte autori kryesor për djegien e Bajrakli xhamisë në Beograd në vitin 2004.

Pas arrestimit ai dje i është dorëzuar autoriteteve serbe në vendkalimin kufitar Tabanoc.

Exit mobile version