www.Zemra.Org

Maqedonia do të zhbëhet, shqiptarë bëhuni gati ta merrni pjesën tuaj!

Gjithëçka e mundur në atë shtet artificial monstruoz, prandaj duhet që të gjithë së bashku njëherë e mirë ti themi mjaft më poshtërimit përuljes diskreditimit dhe njollosjes së qenies sonë kombëtare, politika antishqiptare, e sllavomaqedonasve i ka rrënjët thellë në Beograd dhe Moskë … koalicioni qeverisës ku është BDI është dashtë që moti ta ndryshojë qasjen ndaj kësaj dukurie dhe ndaj kësaj makinerie vrastare dhe jo ti mundonte gjatë tërë këtyre viteve shqiptarë.

Vetë BDI-ja po e ndihmon këtë shtet që po përbuzë gjithçka shqiptare duke u munduar që duke kaluar mbi kurizin e shqiptarëve ta avancojë këtë shtet monstruoz.

Gjoja drejt NATO-s dhe BE-së nuk kam asnjë dyshim që në BDI nuk ka burra djemë shumë kombëtar, por pjesa absolute e kësaj klase politike, janë më të qelbur sesa vet Sasha Mihallkovi, të cilët vite me radhë kanë luajtur rolin e Kalit të Trojes dhe i kanë shërbyer me shumë vullnet aparatit shtetërorë sllavo-maqedonas për të mbajtur gjallë epshet sllave anti shqiptare dhe për ti kthyer shqiptarët në një gjendje të mjerë, si në vitet e ’50-ta të shekullit të kaluar, duke përdorur metodat e Vaso Qubrilloviqit me slloganin e tij famoz antishqiptar, lëri të uritur bëhen të dëgjueshëm.

Pra, është vet BDI që është dashtë që moti me i thënë Boll ma, këtij poshtërimi. Sot është shumë vonë për një gjë të tillë, shteti Monstruoz është në zhbërje e sipër. Pra, të njëjtit politikëbërës ku e kanë guximin që sot ti tregojnë popullit të vërtetën dhe për ti treguar që Maqedonia do të zhbëhet. Shqiptarët duhet jo më për të kërkuar hisen e tyre, por duhet për ta rrëmbyer atë, përndryshe në këtë rast shqiptarët do të jenë prapë humbës të territoreve të tyre etnike sepse zhbërja e Maqedonisë është vet fillimi i shthurjes së kufijve në Ballkan.

Ky proces fillon së shpejti prandaj shqiptarët duhet të radhiten në krahun e duhur, por politikës shqiptare në IRJM dhe asaj shqiptare në përgjithësi i mungon vullneti për një gjë të tillë sepse janë zhytur në ujrat e turbullta, janë verbuar nga lakmia dhe pasuria e fituar benda natës, madje për ti mbrojtur interesat e tyre personale klanore farefisnore, po luajnë me fatin e kombit.

Exit mobile version