Ato nuk u pranojnë gjuhën, të njëjtën gjë bëni edhe ju, nuk e pranoni gjuhën tonë.”, tha Sela. Akuzat e këtilla të PDSH-së, mazhoranca i ka quajtur spekulime. Deputeti Arben Labunishta nga partia shqiptare në pushtet BDI ka thënë se në Maqedoni ekziston ligj për gjuhën shqipe dhe për përdorimin e simboleve kombëtare. “Po spekuloni për ligjin për përdorimin e simboleve kombeve dhe të gjuhës. Ju jeni ai që para disa kohe keni thënë nga kjo foltore, bëni ligjin por përsëri zëvendës ministri Nedim Ramizi nuk do flas shqip, por ja që tani ai flet shqip”, tha Labunishta. Kurse Sela theksoi se edhe ne shqipen e flasim dhe s’na ka ndal dot kush ta flas shqipen, por me ligj nuk ekziston askund. “Ju e sollët ligjin dhe në ligj shkruan ‘gjuha të cilën e flasin 20 për qind e popullatës’ dhe jo gjuha shqipe”, tha Sela
Deputetët e PDSH-së porositën Qeverinë se për të anëtarësuar vendin në NATO dhe BE përveç zgjidhjes së çështjes së emrit, duhet të përmbushen edhe kërkesat politike të shqiptarëve në këtë Maqedoni.