Bukuroshja me flokë të arta nga Kalifornia ka pozuar për ballinën e numrit më të ri të revistës ‘Women’s Health’, dhe pasi në fotot e saj ajo duket me vetëbesim të madh, shumica e kanë shikuar me dyshim deklaratën e saj se është një person shumë i turpshëm.
“E di se tingëllon çuditshëm për dikë që është modele për veshjet e brendshme intime dhe kostume të larjes, por unë fare nuk e pëlqej që të jam në qendër të vëmendjes. Rreth 80 për qind të gjërave që i bëj në punën time, nuk përshtaten me karakterin tim të vërtetë, kështu që shtirem derisa nuk arrijë të bëj atë që nga unë kërkohet. Sillu sikur ke vetëbesim dhe do ta arrish qëllimin”, ka thënë Marisa.