www.Zemra.Org

ME NE FUND FLET NJE I BURGOSUR: Valdeti I burgosuri i Grupi të Kumanovës

Valdeti I burgosuri i Grupi të Kumanovës: Duam t’i tregojmë botës se nuk jemi tërrorist.

Valdet Zekaj nga Grupi i Kuanovës, i burgosur me 9 maj pas sulmeve të slavo-maqedonasve kundër këtij grupi, ku mbetën të vrarë 10 persona shqiptar, e më pas të tjerët i kanë arrestuar dhe burgosur në burgun e Prilepit në Maqedoni,

Gazetës NewBorn i ka dërguar njëletër ku tregon shumë çka që nga dita e 9 majit e derimë sot. Për të qenë shumë korrekt me z. Zeka dhe me të gjithë të burgosurit, Gazeta NewBorn e poston letrën e plotë për lexuesit tanë.

Kjo është letra e plotë e dërguar nga Valdet Zeka: Unë shkruah nga burgu i Prilepit nga Maqedona, dhe dua të tregoj për qëllimet tona… Policia dhe suhtria maqedone duke na sulmuar në ditën e 9 majit dogjën shumë shtëpi, aty pari isha edhe unë së basku me shokët e mi. Aty pranë mori flakën shtëpia e një maqedoni i cili kërkonte ndihmë në telefon prej zjarrëfiksave, por askush nuk ju vu në ndihmë.

Unë shkova afër tij, e ai kur me pa u tremb. Unë i thash, mos u tremb se ne jemi çlirimtar e jo vrasës të civilëve. Ne këtu jemi për ti fituar drejtat e popullit tim, ku edhe ju të gjithë duhet të na bashkoheni se ata po i djegin edhe shtëpiat tuaja pa marr parasysh se këtu ka edhe civil, se fundi i fundit të gjithë jemi njerëz të Zotit.

Me këtë letër dua ti tregoj gjithë botës se ne nuk jemi terrorist, por jemi çlirimtar. Jemi bijtë e Zeusit dhe vëllezërit e Lekës (Aleksandrit të Madh), vëllezërit e Gjergj Kastriotit (Skëndërbeut), vëlezërit e Adem Jasharit dhe bijtë e Nënes Terëzë. Valdet Zekaj nga burgu i Prilepit

Exit mobile version