Për tremujorin aktual të vitit, vetëm gjysma e ekraneve të iPhone 5 janë porositur nga Apple, krahasuar me planin fillestar thuhet sipas Wall Street Journal.
Por, përveç ekranit edhe porositë e komponentave tjerë që e bëjnë produktin e famshëm iPhone 5 thuhet se janë reduktuar mjaft shumë.
Porositë e reduktuara nga Apple për pjesët e iPhone kanë ndodhur edhe më herët, por këtë herë megjithatë, ulja e kërkesës i atribuohet kërkesës së dobët në treg.
Apple do të prezantojë rezultatet e reja financiare në 23 janar, dhe prej suksesit të arritur mund të gjykohet për lajmin e dhënë.